Telegrafi

Ukrainasit publikojnë për herë të parë videon e raketave perëndimore Storm Shadow, që po i përdor kundër rusëve

Ukrainasit kanë publikuar videon e parë zyrtare të raketave perëndimore Storm Shadow, të cilat po përdoren në fushëbetejë.

Forcat ajrore ukrainase shpërndanë videon duke festuar kështu 20-vjetorin e kësaj force, kurse në të shihet lansimi i raketave nga aeroplanët luftarakë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për njërën nga raketat që mbante flamurin britanik si dhe një tjetër atë francez – që ndryshe njihen si raketa SCALP, emër ky që më shumë përdoret në Francë.

Defence Express raporton se kjo ishe videoja e parë që shfaq raketat Storm Shadow që iu dërguan ukrainasve nga vendet perëndimore dhe që po i përdor për të zmbrapsur sulmet ruse.

Ato shkrepeshin nga aeroplanët luftarakë Su-24, që ukrainasit i përdorin për të kryer sulme mbi caqet ruse. /Telegrafi/