Ushtria ukrainase ka publikuar një video, me të cilën pretendohet se shfaq një nga shpërthimet e qëllimshme në digën Nova Kakhovka në rajonin e Khersonit.
Ky rajon që është nën kontrollin e rusëve, është përmbytur nga sasia e madhe e ujit që mbuloi mbi 80 vendbanime, transmeton Telegrafi.
Në video shihet kur ndodhë një shpërthim, kurse Kievi po akuzon Moskën për shpërthimin e digës që po konsiderohet si një katastrofë.
Ndryshe autoritetet ukrainase kanë filluar me evakuimin e banorëve të atjeshëm, kurse ekipet e shpëtimit po thonë se nuk është uji problem, por rusët që vazhdimisht po i granatojnë.
E imazhet satelitore shfaqin pasojat katastrofike të shpërthimit të digës, ku shihet se si dukej ajo zonë para dhe pas shpërthimit. /Telegrafi/
Insider UA published a video showing the moment of supposedly one of the explosions at the hydroelectric power station in #NovaKakhovka that night. The authenticity of the video has not been verified. pic.twitter.com/1hAtgJchHO
— NEXTA (@nexta_tv) June 6, 2023