Telegrafi

Ukrainasit publikojnë pamjet, pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse S-300

Forcat ukrainase kanë goditur sistemin e avancuar të mbrojtjes kundërajrore ruse S-300, në afërsi të Novoshahktinsk të rajonit Rostov.

Këtë e ka konfirmuar shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase që njoftoi se sulmi është kryer mbrëmë, transmeton Telegrafi.

“Shpërthimet janë mbikëqyrur nga afër. Saktësia e sulmit është shumë e lartë”, u tha nga shtabi i përgjithshëm – duke mos dhënë detaje lidhur me pasojat.

Lajmi vjen në kohën kur autoritet në rajonin rus Rostov, njoftuan se kanë rrëzuar disa raketa ukrainase në pjesën perëndimore të këtij rajoni.

Novoshaktinsk shtrihet në pjesën veriperëndimore të Rostov, afro 60 kilometra në veri të Rostov-on-Don, apo më mirë thënë 15 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën.

Bëhet fjalë për sistemin e mbrojtjes ajrore të epokës sovjetike S-300, që është dizajnuar për interceptimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. /Telegrafi/