Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar luftanijen më të re të marinës ruse.
Kjo luftanije i ka kushtuar Kremlinit mbi 34 milionë dollarë, e cila sipas ukrainasve u godit me raketat britanike Storm Shadow.
Rusët e cilësonin si një prej luftanijeve më moderne, por ukrainasve nuk iu desh edhe aq shumë mund për ta hedhur në erë, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuara janë realizuar në Krime gjatë fundjavës së kaluar, ku shfaq luftanijen Askold që u godit me raketat Storm Shadow.
Kjo luftanije ishte futur në përdorim në vitin 2018, dhe konsiderohej si një nga më moderne që ushtria ruse e përdorte.
Ishte pjesë e flotës ruse të Detit të Zi, ndërsa kohë më parë ukrainasit shkatërruan një luftanije tjetër ruse të quajtur Moskva.
Pas këtij rasti flota e anijeve ruse është zhvendosur në Novorossiysk, me qëllim që t’i mbajnë sa më larg rrezes së veprimit të raketave ukrainase. /Telegrafi/