Telegrafi

Ukrainasit publikojnë pamjet e tankeve dhe mjete tjera ruse të shkatërruara në Sumy

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuar pamjet e tankeve dhe mjeteve tjera të blinduara ruse, që janë shkatërruar në rajonin Sumy.

Personeli ushtarak i Ukrainës janë parë duke inspektuar edhe disa kuti të mëdha druri me municion, të cilat i kanë lënë rusët duke u larguar nga frika se mund ta pësojnë me jetë, transmeton Telegrafi.

Pamjet janë filmuar të martën, pasi në këto luftime ka pasur 21 civilë të vrarë përfshirë këtu edhe dy fëmijët, që ushtria ruse nuk po i kursen për asnjë moment.

Megjithatë pjesa më e madhe e makinerisë ushtarake ruse që mori pjesë në këto luftime, nuk shpëtoi. Shumica prej tyre janë shkatërruar, falë trimërisë dhe rezistencës së paparë të ukrainasve. /Telegrafi/