Një njësi e veçantë e inteligjencës ushtarake ukrainase, ka kryer me sukses një sulm në afërsi të brigjeve të Krimesë së pushtuar.
Bëhet fjalë për një luftanije ruse pjesë e Flotës në Detin e Zi, që u shkatërruar me dron ujorë gjatë natës me 5 dhe 6 qershorit, transmeton Telegrafi.
Nga inteligjenca ushtarak ukrainase kanë bërë të ditur se një anije tjetër e forcave pushtuese, është shkatërruar si rezultat i një operacioni të suksesshëm në ujërat e liqenit Panske.
Operacioni u kryer në Krimenë e pushtuar, ku forcat ruse kanë përqendruar një numër të madh të trupave, pasi së fundmi është bërë cak i shpeshtë i sulmeve.
E që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kievi ka arritur me sukses të shkatërrojë shumë luftanije ruse – duke përdorur dronët ujorë. /Telegrafi/