Telegrafi

Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit: Me dron kemi mbytur 30 tradhtarë që ruheshin nga rusët

Kamerat kanë kapur momentin kur droni ukrainas vret “mbi 30 tradhtarë” në pjesën e pushtuar të rajonit ukrainas Zaporizhzhia.

Një burim i afërt me SBU-në (shërbimit sekret ukrainas” tha për Kyiv Post, se me dron “është sulmuar zyra e kreut të komisionit zgjedhor” në qytetin Kamyank Dneprovosk, transmeton Telegrafi.

“Atje ishin mbledhur 30 tradhtarë, që po i ruante ushtria ruse, konkretisht njerëzit e Kadyrovit”, tha një burim.

Lexo po ashtu Deshën të kalojnë binarët e trenit, ukrainasit organizojnë pritë për rusët – i eliminojnë një nga një

“Në këtë takim synonin të organizonin shpërndarjen e fletvotimeve. SBU sabotoi planet e pushtuesve me ndihmën e dronëve kamikaz”, shtoi burimi.

Ndryshe që nga fillimi i luftës në Ukrainë, autoritet në Kiev kanë arrestuar shumë persona që janë rreshtuar krah rusëve dhe që konsideroheshin si “kukulla” të ushtrisë së Vladimir Putinit. /Telegrafi/