Inteligjenca mbrojtëse e ukrainasve ka njoftuar se një helikopter ushtarak rus Mi-24, është shkatërruar nga zjarri që shpërtheu në rajonin e Moskës.
“Helikopteri Mi-24 është shkatërruar gjatë natës mes 9 dhe 10 nëntorit në bazën ajrore Klin-5 në rajonin e Moskës”, thuhet në raportin e inteligjencës mbrojtëse ukrainase, transmeton Telegrafi.
Raportohet se helikopteri i djegur i përkiste skuadriljes për hulumtime ajrore, dhe që shfrytëzohej edhe nga Forcat e Armatosura ruse.
“Inteligjenca mbrojtëse ukrainase është e vendosur që çdo pushtues të ndëshkojë në mënyrën e drejtë, për çdo krim të luftës që e kanë kryer kundër Ukrainës”, u tha ndër tjera.
Pamjet amatore shfaqin helikopterin e përfshirë nga zjarri në periferi të Moskës, që me gjasë ishte goditur nga ukrainasit gjatë sulmit me dronë që po konsiderohet si sulmi më i madh me dronë në kryeqytetin rus. /Telegrafi/