Telegrafi

Ukrainasit publikojnë fotografitë e “tradhtarit” të vrarë, në një video vrasësi qëndron i shtrirë duke pritur ta likuidojë

Inteligjenca ukrainase ka publikuar sot fotografitë nga vendi ku është kryer vrasje e Ilya Kyva, “tradhtarit” dhe ish-deputetit ukrainas që u shndërrua në kukull të Putinit.

46-vjeçari është vrarë me armë javën e kaluar derisa kishte dalë për të ecur në lokacionin që ishte supozuar të jetë i sigurtë në afërsi të Moskës – dhe është një prej kolaboracionistëve më të fundit që është vrarë muajve të fundit, transmeton Telegrafi.

Imazhet nga vendi ku ka ndodhur vrasja, shfaq trupin e tij të shtrirë në borë dhe armët që supozohet se u përdorën për “likuidimin” e tij, që u gjetën të varura në degët e një peme.

Në video gjithashtu shfaqet vrasësi duke qëndruar i shtrirë në borë duke pritur që të kalojë “objektivi”.

SBU-ja ukrainase e kishte bërë të qartë se fotografitë dhe videot janë publikuar qëllimisht, si paralajmërim për ukrainasit e tjerë që bashkëpunojnë me forcat pushtuese të Vladimir Putinit.

“Është sinjal për të gjithë tradhtarët dhe kriminelët e luftë që janë rreshtuar në anën e armikut”, u tha nga ukrainasit.

“Mbani në mend, Rusia nuk do t’ju mbrojë. Vetëm vdekja i pret armiqtë e Ukrainës”, u tha ndër tjera.

Kjo deklaratë vjen pas asaj të zëdhënësit të SBU-së ukrainase, Andriy Yusov që tha për mediat ukrainase: “Mund të konfirmojnë që Kyva nuk është më. Fati i tij do të ndjekë tradhtarët e tjerë të Ukrainë dhe kukullave të regjimit të Putinit”. /Telegrafi/