Ukrainasit të hënë prezantuan fotografitë e para zyrtare të FrankenSAM, një sistem hibrid i mbrojtjes ajrore që kombinon lansuesit sovjetikë të raketave me ato amerikane.
Komanda e Forcave Ajrore postoi fotografitë në Facebook, përbri një interviste të eprorit që është përgjegjës për sisteme të tilla mbrojtëse, transmeton Telegrafi.
Imazhet shfaqin lansuesin Buk-M1 të kamufluar dhe vetëm disa pjesë të tij dukeshin. E ukrainasit e kanë pagëzuar me emrin FrankenSAM, në të cilin mund të vendosen raketat e tipit RIM-7, derisa Buk nuk e ka ndërruar formën nga jashtë.
Disa fotografi tjera shfaqin dronët e shkatërruar – ku gjatë intervistës eprori tha se ekipi i tij kanë rrëzuar dronët Lancet si dhe ata Orlan-10 – duke bërë të ditur se FrankenSAM mund të shkatërrojë edhe objektiva më të vogla.
Ukrainasit kanë eksperimentuar me inxhinierët amerikanë prej muajsh – duke përdorur shpikjen ekzistuese nga koha e Bashkimit Sovjetik – pra sistemin Buk nga i cili mund të shkrepen raketa RIM-7 Sea Sparrow me të cilat janë furnizuar nga Washingtoni.
Por Kievi po e ka të vështirë të gjej municion për lansuesin Buk për faktin se ato prodhohen vetëm në fabrikat ruse. /Telegrafi/