Telegrafi

Ukrainasit publikojnë fotografinë: Rusët përdorin Starlinkun e Elon Musk – kemi përgjuar bisedën mes ushtarëve të Kremlinit

Ukraina tha sot se forcat ruse në territoret e pushtuara po përdorin terminalet e shërbimit të internetit satelitor Starlink të Elon Musk, duke publikuar atë që pretendon se është një përgjim i një shkëmbimi midis dy ushtarëve rusë si dëshmi e përdorimit “sistematik” të tij.

Sistemet Starlink ishin jetike për komunikimet në fushëbetejën ukrainase gjatë pushtimit gati dyvjeçar rus, pasi Kievi u përball me një ushtri më të madhe dhe më të pajisur, transmeton Telegrafi.

Drejtoria e Përgjithshme për Inteligjencën e Ministrisë së Mbrojtjes, ka publikuar një audio-incizim në Telegram, që thotë se është i një bisede midis forcave të Brigadës së 83-të ruse për ngritjen e një terminali në lindje të Ukrainës.

Lexo po ashtu Po u dërgonte ushqim ushtarëve në fushëbetejë, artileria ukrainase shkatërron kamionin rus

Administrata nuk dha detaje mbi qëllimin e supozuar të përdorimit apo mënyrën se si u blenë terminalet.

Zëdhënësi Andriy Yusov tha për mediat ukrainase të shtunën se çështja “ka filluar të marrë një natyrë sistematike”.

SpaceX, e cila operon terminalet Starlink, tha në një deklaratë për X javën e kaluar se “nuk bën biznes me qeverinë ruse ose ushtrinë e saj në asnjë mënyrë”, dhe se shërbimi i saj nuk është aktiv në Rusi. /Telegrafi/