Telegrafi

Ukrainasit protestojnë kundër pushtimit në Kherson, trupat ruse shtien me armë për t’i frikësuar – por e kotë

Pamje amatore të filmuara në Kherson të Ukrainës, shfaq turmën e qytetarëve duke protestuar kundër okupimit rus.

Masa ishte mbledhur nëpër rrugët e qytetit për të protestuar, pavarësisht se para kishin ushtarët rusë të armatosur rëndë – e civilët vazhdimisht valëvisnin flamujt ukrainas duke kërkuar liri, transmeton Telegrafi.

Madje në një moment ushtarët rusë shihen duke shtënë me armë në ajër – duke menduar se do të zmbrapsin turmën, por ndodhi e kundërta, ata vetëm sa shiheshin më të organizuar. /Telegrafi/