Site icon Telegrafi

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan një depo municioni të rusëve, në qytetin e pushtuar në rajonin e Khersonit

Forcat ukrainase kanë shkatërruar një depo “të rëndësishme” municionesh pranë qytetit port të pushtuar të Henichesk, në rajonin jugor të Khersonit, tha Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake të Odessa.

“Forcat tona të armatosura dhanë një goditje të mirë në mëngjes – një shumë të fortë në fshatin Rikove, në rrethin Henichesk, në territorin e pushtuar përkohësisht të rajonit Kherson”, tha Bratchuk në një video-mesazh të mëngjesit, transmeton Telegrafi.

“Kishte një depo shumë të rëndësishme municioni atje. Ajo u shkatërrua”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Përfaqësues të më shumë se 60 vendeve do të takohen në konferencën për rindërtimin e Ukrainës

Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur informacionin. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Rusia për sulmin e supozuar.

Mediat ukrainase publikuan një video që tregon një re të madhe tymi që ngrihet larg në qiell derisa shpërthimet e fuqishme dëgjoheshin.

Fshati Rykove gjendet rreth 20 kilometra nga Henichesk, një qytet port në Detin Azov në jug të Ukrainës, që është pushtuar që në ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022. /Telegrafi/

 

Exit mobile version