Telegrafi

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Brigada e 79-të ukrainase ka arritur të parandalojë sulmet ruse në qytetin e Novomykhailivka, dhe theksuan se kanë shkatërruar 314 automjete të ushtrisë ruse në gjashtë muaj luftime të ashpra për këtë qytet.

Sulmi i fundit përfshinte tanke ruse që përfunduan në fushën të minuar dhe u hodhën në erë së bashku me dy autoblinda, transmeton Telegrafi.

Ishte operatori i dronit që vërejti lëvizjet ruse dhe alarmoi artilerinë ukrainase, që menjëherë filluan të kundërpërgjigjen.

Lexo po ashtu Rusët bombardojnë Kharkivin, shembet kulla e televizionit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Një tank dhe një autoblindë u duk se do t’i shpëtojnë predhave të artilerisë ukrainase, por u hodhën në erë pasi shkelën në minat anti-tank.

E personeli që ishte brenda doli me shpejtësi me shpresën se nuk do të goditej nga ndonjë dron kamikaz.

Nga kjo Brigadë është bërë e ditur se gjatë gjashtë muajve luftime të ashpra, i kanë shkatërruar Rusisë 314 tanke dhe automjete tjera të blinduara. /Telegrafi/