Telegrafi

Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka njoftuar se Rusia ka humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit.

Ukrainasit në raportin më të fundit sa i përket humbjeve të forcave pushtuese ka dhënë detaje nga fushëbeteja, transmeton Telegrafi.

Sipas Kievit, rusët nga 24 shkurti e deri më 16 qershor të këtij  viti (sot), kanë humbur makineri dhe personel ushtarak siq vijon në listën e publikuar më poshtë:

526,310 (+1,160) personel ushtarak;

7,956 (+0) tanke;

15,269 (+6) autoblinda;

13,913 (+58) sisteme artilerike;

1,104 (+1) sisteme raketore;

853 (+0) sisteme të mbrojtjes kundërajrore;

359 (+0) aeroplanë;

326 (+0) helikopterë;

11,159 (+11) dronë;

2,296 (+3) raketa;

28 (+0) luftanije;

1 (+0) nëndetëse. /Telegrafi/