Ushtria ukrainase po vazhdon me përpilimin e raporteve ditore sa i përket luftimeve në vijën e parë të frontit.
Në raportin e tyre më të fundit, pretendojnë se forcat ruse kanë humbur 1,160 ushtarë, 36 sisteme artilerike dhe 5 tanke gjatë 24 orëve të fundit.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase këto të dhëna i ka shpërndarë në Facebook, transmeton Telegrafi.
Më poshtë ju sjellim humbjet që i janë shkaktuar forcave ruse nga 24 shkurti 2022 deri më 13 gusht 2024.
Ukrainasit pretendojnë se gjatë kësaj kohe rusëve u janë vrarë 593,160 ushtarë.
8,455 (+5) tanke;
16,385 (+17) autoblinda;
16,764 (+36) sisteme artilerike;
1,146 (+0) sisteme të ndryshme raketore;
920 (+1) sisteme të mbrojtjes ajrore;
366 (+0) aeroplanë;
328 (+0) helikopterë;
13,491 (+19) dronë;
2,426 (+0) raketa;
28 (+0) anije;
1 (+0) nëndetëse. /Telegrafi/