Gjatë 24 orëve të fundit, forcat ruse kanë humbur 1,080 ushtarë si dhe dy tanke dhe 14 sisteme artilerike u janë shkatërruar, kështu të paktën pretendojnë ukrainasit.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka njoftuar përmes komunikatës më të fundit sa i përket luftës në këtë vend, transmeton Telegrafi.
Sipas Kievit, që nga fillimi i luftës – rusët vlerësohet të kenë humbur qindra mijëra ushtarë si dhe shumë mjete që janë pjesë e makinerisë luftarake.
527,390 (+1,080) personel ushtarak;
7,958 (+2) tanke;
15,287 (+18) autoblinda;
13,927 (+14) sisteme artilerike;
1,104 (+0) sisteme raketore;
853 (+0) sisteme të mbrojtjes ajrore;
359 (+0) aeroplanë;
326 (+0) helikopterë;
11,167 (+8) dronë;
2,296 (+0) raketa;
28 (+0) luftanije;
1 (+0) nëndetëse. /Telegrafi/