Site icon Telegrafi

Ukrainasit pretendojnë se rusët bombarduan hotelin ku po mbahej kampi verorë i fëmijëve – ata i gjuajtën me bomba

Dje, dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në bombardimet e rajoneve Kharkiv dhe Zaporizhzhia, sipas zyrtarëve lokalë ukrainas.

“Në sulmin në hotel në Zaporizhzhia, të paktën 16 persona u plagosën, duke përfshirë katër fëmijë”, tha Jurij Malashko, kreu i administratës ushtarake rajonale, transmeton Telegrafi.

Mes fëmijëve të plagosur është edhe një vajzë trevjeçare. Në rajonin e Kharkivit, pas granatimeve ruse të fshatit, një grua u vra dhe dy burra u plagosën, tha Oleh Siniehubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkiv.

Lexo po ashtu Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera ndihmë për Ukrainën

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka njoftuar se në hotelin e bombarduar nga forcat ruse po mbahej një kamp veror i fëmijëve, dhe se aktivitetet e këtij kampi kishin përfunduar rreth orës pesë – para sulmit, shkruan CNN.

“Kanë gjuajtur fëmijët. Në hotelin Reikartz në Zaporizhzhia, që e gjuajtën terroristët rusë, po mbahej kampi i fëmijëve nga 6 deri në 13-vjeç. Kampi punon deri në orën 18:00 çdo ditë, kurse sulmi është kryer në ora 19:00. Një person është vrarë dhe 16 tjerë janë plagosur”, është bërë e ditur mbrëmë nga kjo ministri.

Hotelin e kanë përdorur gjithashtu personeli i kombeve të bashkuara dhe pjesëtarë të organizatave tjera humanitare. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version