Telegrafi

Ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar një bombardues rus Su-25 M të “Ishulli i Gjarprit” – ekipet e shpëtimit nuk gjetën të mbijetuar

Mbrojtja kundërajrore e Ukrainës raportohet të ketë rrëzuar një aeroplan bombardues të ushtrisë rusë të tipit Su-24 M mbi Detin e Zi.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka konfirmuar rrëzimin e bombarduesit rus, që me gjasë ka ndodhur javën e kaluar, por se nuk janë zbuluar detaje për sistemin mbrojtës të përdorur për rrëzimin apo detaje për këtë përleshje, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, mediat ukrainase duke u thirrur në deklarata e blogerëve ushtarakë, raportojnë se fluturakja ruse është rrëzuar me raketa nga sistemi i mbrojtjes kundërajrore amerikane Patriot që interceptoi fluturaken në “ishullin e gjarprit”, që gjendet rreth 40 kilometra nga Odesa.

Blogerët ushtarak rusë kanë konfirmuar rrëzimin e Su-24. Disa raportuan se helikopterit i shpëtimit Mi-8 ka fluturuar mbi rajonin e Krimesë duke kërkuar të mbijetuarit e mundshëm të ekuipazhit, megjithatë nuk ka patur ndonjë sukses.

Gjatë dimrit, temperaturat në ujë në Detin e Zi janë nën zero, dhe konsiderohen vdekjeprurëse për notuesin e pambrojtur i cili nuk mund të rezistojë më shumë se gjysmë ore.

Forcat ukrainase sipas të dhënave zyrtare kanë vetëm tre sisteme moderne të mbrojtjes kundërajrore me rreze të gjatë veprimi, një është sistemi Patriot i dhuruar nga SHBA, tjetri gjithashtu Patriot i dhuruar nga Gjermania dhe SAMP/T i dërguar nga francezët dhe italianët. /Telegrafi/