Site icon Telegrafi

Ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar 40 nga 45 dronët e lansuar nga rusët

Ukraina ka njoftuar se ka shkatërruar shumicën e 45 dronëve që Rusia i lëshoi në territorin e Ukrainës gjatë mbrëmjes së kaluar, duke arritur të shkaktojnë vetëm pak dëme materiale.

E nga shpërthimi i një bombe në rajonin e Kharkivit ka humbur jetën një grua, transmeton Telegrafi.

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan përmes Telegramit, se “pushtuesit mbrëmë lansuan 45 dronë Shahed dhe se prej tyre janë shkatërruar 40”.

Lexo po ashtu Droni kamikaz i ukrainasve hedhë në erë antenën e komunikimit të rusëve, që e kishin kamufluar në zonë malore

Në rënia e copëzave të këtyre fluturakeve pa pilot, një burrë ka pësuar lëndime të lehta trupore në rajonin e Dnipros, ka njoftuar guvernatori Sergiy Lisak.

Në kryeqytetin e Ukrainës dhe në rajonin qendror, deri më tani nuk është regjistruar ndonjë dëm material nga sulmet me dronët kamikaz.

Megjithatë ukrainasit janë zotuar se deri në frymën e fundit do të luftojnë për çlirimin e çdo pëllëmbe të territorit të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version