Forcat ajrore të Ukrainës kanë njoftuar se kanë arritur të rrëzojnë 12 dronë kamikaz në rajonin e Mykolaivit.
“Në natën e 18 tetorit, forcat e armikut sulmuan rajonin e Mykolaivit me dronë kamikaz të tipit Shahed-136”, thuhet në njoftimin e ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.
Në total 12 dronë janë rrëzuar nga forcat ajrore të Ukrainës, e një tjetër u shkatërruar nga Garda Nacionale e këtij vendi.
Këtë e ka konfirmuar edhe guvernatori rajonal Vitaliy Kim, i cili tha se pas luftimeve të ashpra kanë arritur të rrëzojnë 12 dronë iranian që njihen si Shahed-136.
Në anën tjetër, Kievi pretendon se shumica e raketave që janë shkrepur mbi qytetet ukrainase, janë shkatërruar në ajër nga mbrojtja kundërajrore e ushtrisë ukrainase. /Telegrafi/