Ukrainasit pretendojnë se kanë penguar disa sulme të ushtrisë ruse në Donetsk.
Madje sipas ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, thuhet se forcat e tyre kanë penguar disa sulme në lindje të rajonit të Donetskut, transmeton Telegrafi.
Pretendojnë se kanë shkatërruar të gjitha kalimet mbi lumin Dniper në rajonin e Khersonit, ku ukrainasit kanë filluar kundërofensivën.
Kievi ka dhënë edhe një informacion tjetër – atë të vrasjes dhe plagosjes së 100 ushtarëve rusë në Kupiansk në rajonin e Kharkivit.
Ndryshe ukrainasit prej ditësh kanë filluar kundërofensivën, me të cilën mëtojnë të rikthejnë kontrollin në rajonet që tashmë kontrollohen nga rusët.
E sulmet e ukrainasve nuk janë të pakta – në veçanti dy javët e fundit, ku me artileri, dronë e sisteme të avancuara raketore, po godasin me tërë forcën ushtrinë ruse në Ukrainë. /Telegrafi/