Site icon Telegrafi

Ukrainasit pretendojnë se kanë goditur kampin ushtarak në tokën ruse, thonë se atje ishin 3 mijë ushtarë

Shërbimi sekret i Ukrainës (SBU) ka njoftuar se kanë sulmuar me dronë kampin ushtarak rus në afërsi të bazës ajrore Khalino në rajonin e Kurskut.

Ata theksuan se inteligjenca qëndron prapa shpërthimeve që dëgjohen në kampin ushtarak rus në fshatin Postojal, transmeton Telegrafi.

Sipas ukrainasve, afro 3 mijë ushtarë rusë dhe rreth 80 pajisje për njësi të shumta ishin në lokacionin e lartpërmendur.

Numri i saktë i humbjeve ruse akoma nuk është konfirmuar, por burime të Ukrainska Pravda pretendon se dëmi ishte i madh dhe janë regjistruar të paktën 18 sulme me fluturake pa pilot në këtë kamp.

“Tërë natën rusët e fshatrave përreth kanë diskutuar në rrjetet sociale për shpërthimet. Edhe pse është e çuditshme sesi ata arritën t’i dëgjojnë e autoritetet ruse thanë se mbrojtja kundërajrore i ka ‘rrëzuar të gjithë dronët dhe se gjithçka ka kaluar pa humbje’”, shtuan nga SBU-ja. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version