Dronët e inteligjencës ushtarake të Ukrainës (GUR) kanë goditur një anije të madhe ruse Cezar Kunikov në Detin e Zi, kanë njoftuar për Ukrainska Pravda burime nga inteligjenca ukrainase.
Këto burime kanë shtuar se operacioni ka rezultuar me fundosjen e anijes ruse, transmeton Telegrafi.
Më herët ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se forcat e saj të mbrojtjes kundërajrore kanë rrëzuar mbrëmë gjashtë dronë në Detin e Zi.
Про те, що в Чорному морі щось дійсно сталося, свідчать вертольоти Мі-8 і Ка-27, які літають низько над водою в районі Фороса-Кацівелі-Алупки. Відео з Telegram-каналу "Кримський вітер" pic.twitter.com/DrtMYlg73Y
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) February 14, 2024
Të njëjtën kohë në Telegram kanë njoftuar se diçka është duke u djegur në det mes Alupksas dhe Katsivelias.
Dy helikopterë Mi-8 gjithashtu janë parë duke fluturuar ulët mbi ujë në atë zonë. Kanali Krimski Veter në Telegram ka njoftuar se dronët kanë goditur një anije.
Më vonë është parë një helikopter Ka-27 duke kërkuar të mbijetuarit e mundshëm.
Në ueb-faqen e flotës ruse në Detin e Zi thuhet se gjendet anija Cezar Kunikov e gjatë 112.5 metra dhe 15 e gjerë. /Telegrafi/
В Чорному морі щось палало. Джерела УП в ГУР кажуть, що підбили черговий корабель ЧФ РФ. Він нібито затонув. Відео з Telegram-каналу "Кримський вітер" pic.twitter.com/00ebSlZ7BM
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) February 14, 2024