Site icon Telegrafi

Ukrainasit pretendojnë se kanë çliruar territor pothuajse sa dyfishi i madhësisë së Uellsit

Ukraina ka çliruar më shumë se 40,000 km² territor që nga fillimi i pushtimit rus, ka pohuar Zyra e saj për Komunikime Strategjike.

Kjo është pothuajse dyfishi i madhësisë së Uellsit, i cili është 20,779 km², transmeton Telegrafi.

Gjatë dy muajve të fundit, Ukraina ka raportuar se ka rifituar terren, veçanërisht përgjatë fronteve lindore dhe jugore.

Lexo po ashtu Makineria luftarake e Putinit, Rusia nxjerr 1.500 tanke të ndryshkura nga depoja siberiane pasi pësoi humbje të mëdha në Ukrainë

Dy javë më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se fshati Staromaiorske në Donetsk ishin çliruar.

Kjo është situata më e fundit territoriale, sipas Institutit për Studimin e Luftës.

Në anën tjetër, ukrainasit po vazhdojnë me sulmet e tyre drejt pozicioneve të ushtrisë pushtuese ruse, duke arritur t’i shkaktojnë humbje të mëdha Moskës si në makineri luftarake ashtu në personal ushtarak. /Telegrafi/

Exit mobile version