Forcat e Armatosura të Ukrainës, kanë publikuar të dhënat më të fundit sa i përket humbjeve që ia kanë shkaktuar armikut si në njerëz ashtu dhe në pajisje ushtarake.
Ukraina beson se që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, 21.900 ushtarë rusë janë vrarë, transmeton Telegrafi.
Është një shifër tejet më e lartë sesa që ajo e proklamon Moska zyrtare, që me çdo kusht po tenton t’i fsheh të dhënat e sakta të ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë.
Megjithatë është e rëndësishme të theksohet se Rusia vetëm një herë kishte folur për numrin e ushtarëve të vrarë – dhe atë në mars.
Asokohe Moska pretendonte se janë vetëm 498 ushtarë të vrarë dhe mbi 1.500 tjerë të plagosur, por sipas analistëve perëndimor kjo shifër është shumë më e madhe. /Telegrafi/
❗️Загальні бойові втрати противника з 24.02 по 25.04 / The total combat losses of the enemy from 24.02 to 24.04➡️ https://t.co/NQTJ2i3zj2 pic.twitter.com/Xu1YhqYCqq
— Defense of Ukraine (@DefenceU) April 25, 2022