Site icon Telegrafi

Ukrainasit po prodhojnë dron, ka një rreze veprimi prej 1.000 kilometra dhe transporton 75 kilogramë lëndë shpërthyese

Ukrainasit kanë bërë të ditur se janë duke kompletuar punën në dronin e ri, që do të jetë “Made in Ukraine”.

Bëhet fjalë për një dronë me rreze veprimi prej 1.000 kilometra, dhe me lëndë shpërthyese prej 75 kilogramë, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësja e kompanisë ukrainase Ukroboronprom, Natalia Sad, që merret kryesisht me prodhimin e produkteve në fushën e mbrojtjes, ka konfirmuar se droni pritet së shpejti të prezantohet.

Sipas Kievit, me këta dronë do të arrijnë ta mbajnë hapësirën e tyre ajrore më të sigurtë, në veçanti nga dronët iranian që iu dhanë rusëve për t’i sulmuar.

Me fillimin e këtij projekti, ukrainasit patën njoftuar se do të prodhojnë dronin me të cilin do t’i kundërvihen dronëve iranianë.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë sërish thirrje vendeve të perëndimit që t’i dërgojnë akoma armë moderne. /Telegrafi/

Exit mobile version