Trupat thanë se raketat e Koresë së Veriut u kapën nga një vend “mik” përpara se të dorëzoheshin në Ukrainë.
Ai tha se armët u përdorën nga ushtarët ukrainas që operonin sisteme raketash të shumëfishta “Grad” të epokës sovjetike pranë qytetit lindor të Bakhmutit.
Ndërkohë, ministria e mbrojtjes e Ukrainës sugjeroi se armët u konfiskuan nga forcat ruse, raporton skynews.
SHBA ka akuzuar Korenë e Veriut për furnizimin me armë të Rusisë. Si Pheniani ashtu edhe Moska kanë mohuar se janë të përfshirë në transaksione armësh.
Në fillim të kësaj jave, ministri rus i mbrojtjes, Sergey Shoigu vizitoi Korenë e Veriut për të shënuar 70 vjetorin e përfundimit të Luftës Koreane.
Kjo shënoi vizitën e parë të zyrtarit më të lartë të mbrojtjes të Moskës që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. /Telegrafi/