Telegrafi

Ukrainasit për të dytën ditë me radhë kryejnë sulme me dronë në territorin e Rusisë – pamje nga terreni

Ukrainasit për të dytën dite me radhë kanë shënjestruar territorin rus – ku edhe sot pati sulme me dronë në rajonet pranë kufirit me Ukrainën.

Më shumë se 30 dronë pretendohet nga rusët të jenë shkatërruar në ajër në rajonin e Voronezhit, derisa thonë se “ka dëme të vogla” infrastrukturore, transmeton Telegrafi.

“Mbetet i madh rreziku nga sulmet me dronë”, tha Alexander Gusev.

Në anën tjetër, guvernatori i rajonit Rayzan, Pavel Malkov, ka theksuar se rafineria e naftës është përfshirë nga zjarri si pasojë e sulmit me dronë – ku disa persona janë lënduar.

Lexo po ashtu Pavarësisht vetos së Scholzit - Pistorius i bën gati për shfrytëzim raketat e fuqishme Taurus

Ndërkohë në Belgorod, rënia e copëzave të dronëve të rrëzuar kanë dëmtuar gypin e gazjesllësit, dhe si pasojë disa fshatra kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

“Askush nuk është lënduar”, tha guvernatori Vyacheslav Gladkov nga ky rajon rus.

Rusët pretendojnë se kanë rrëzuar dronë tjerë derisa i afroheshin rafinerisë së naftës në rajonin e Leningradit.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë guvernatori i këtij rajoni Alexander Drozdenko në Telegram. /Telegrafi/