Site icon Telegrafi

Ukrainasit parandalojnë sulmin rus në Kursk

Brigada e 67-të e ushtrisë ukrainase ka arritur me sukses të parandalojë sulmin rus në rajonin Kursk – përkatësisht në fshatin Zhuravka.

“Forcat armike ishin mbledhur në afërsi të Zhuravka duke tentuar të thyejnë vijën tonë mbrojtëse, por ky tentim i tyre dështoi. Lëvizje tjera presim të ndodhin nga ana e pushtuesit”, u tha nga ushtria ukrainase, transmeton Telegrafi.

Aktivitetet ushtarake në rajonin rus Kursk janë rritur dukshëm javëve të fundit, ku forcat ruse në bashkëpunim me koreano-veriorët po tentojnë të rikthejnë pjesët që tani janë nën kontrollin e ukrainasve.

Megjithatë deri më tani nuk ka ndonjë përparim nga ana e rusëve, kurse ukrainasit kanë njoftuar se koreano-veriorët po përdoren si “mish për top” nga Kremlini.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar edhe pamje të ushtarëve koreano-veriorë në vijën e frontit në Kursk, si dëshmi që Kim Jong-un i ka dërguar Putinit trupa për ta ndihmuar në luftën në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version