Luftëtarët e rojave kufitare ukrainase, kanë arritur me sukses të parandalojnë një sulm rus, madje kanë shkatërruar dy autoblinda të tyre.
Kjo u raportua edhe nga ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko, transmeton Telegrafi.
Sipas Klymenko, forcat ruse tentuan të sulmojnë pozicionet e ukrainasve në Kramatosk, me dy njësi që u ishin vërsulur me autoblinda.
Por ata nuk e dinin se ishin lokalizuar dhe shënjestruar nga artileria që i goditi pandërprerë me predha 120 milimetra.
Me artileri dhe dronë kamikazë, ukrainasit arritën të parandalojnë sulmin e rusëve.
E një video amatore e filmuar nga ajri shfaq pamjet e kësaj beteje. /Telegrafi/