Site icon Telegrafi

Ukrainasit parandalojnë sulmin e koreano-veriorëve në Kursk, vrasin 12 prej tyre dhe plagosin 20 tjerë – pamje nga ajri

Ushtarët ukrainas nga Brigada e 73-të, kanë arritur të parandalojnë një sulm të trupave koreano-veriorë në Kursk të Rusisë – ku arritën t’ju shkaktonin humbje të mëdha.

Gjatë një tentimi të forcave ruse për të sulmuar ukrainasit, pjesëtarët e Brigadës 73 të ukrainasve hapën zjarr me MK-19 si dhe i goditën me dronë – duke i detyruar të tërhiqen.

Në këtë operacion ukrainasit arritën të vrasin 12 ushtarë koreano-verirorë dhe të plagosin 20 tjerë, transmeton Telegrafi.

Operatorët e dronëve kanë arritur të godasin makinerinë luftarake ruse dhe asaj të koreano-veriorëve, që në pamundësi të vazhdojnë sulmin, janë detyrat të tërhiqen.

Pamjet e filmuara me dron nga ajri, shfaqin këtë moment dhe fitoren e radhës nga ana e ushtrisë ukrainase. /Telegrafi/

Exit mobile version