Site icon Telegrafi

Ukrainasit parandalojnë sulmin e koreano-veriorëve në Kursk, një prej ushtarëve të Kim Jong-un tentoi t’i fut në kurth – dështon keq

Pjesëtarët e grupeve për operacione speciale të ushtrisë ukrainase kanë zmbrapsur një sulm nga trupat e Koresë së Veriut në rajonin Kursk të Rusisë, dhe kanë vrarë 17 ushtarë të Koresë së Veriut.

Beteja, data e së cilës nuk bëhet e ditur si zakonisht, zgjati nga mëngjesi deri në mbrëmje. Gjatë kësaj kohe, ushtarët e Regjimentit të 6-të të Forcave të Operacioneve Speciale, vranë 17 ushtarë të Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.

Në mëngjes, ekipi i pastrimit të Forcave Speciale u largua dhe hasi në një ushtar të mbijetuar të Koresë së Veriut. Ai vendosi një kurth në të cilin nuk ranë ukrainasit.

Luftëtari i Koresë së Veriut u përpoq të mashtronte ushtarët dhe të hidhte veten në erë me një granatë. Kur ushtarët e SOF-it iu afruan, ai hodhi veten në erë.

Ushtarët e Forcave Speciale e kanë vërejtur në kohë rrezikun dhe janë larguar me shpejtësi nga zona e goditjes. Askush nuk u lëndua. /Telegrafi/

Exit mobile version