Telegrafi

Ukrainasit i pagëzojnë fëmijët me emrat e armëve perëndimore, që po u dërgohen që të mbrohen nga rusët

Dashuria e madhe për armët perëndimore që po u jepen ukrainasve për t’u mbrojtur nga agresioni rus, duket se ka shkuar aq larg sa që shumë prindërit po vendosin që fëmijët e tyre t’i pagëzojnë pikërisht me emrat e këtyre armëve, që janë dëshmuar si makth për ushtrinë ruse.

BBC raporton se dy fëmijëve të lindur se fundmi në Ukrainë, janë pagëzuar me emrin e predhës anti-tank prodhim i Britanisë së Madhe. Bëhet fjalë për Javelin, transmeton Telegrafi.

Janë pikërisht një djalë dhe një vajzë që u pagëzuan me emrat Yan Javelin dhe Javelina, e emrat e tyre janë bërë temë e mediave botërore.

Këta emra të pazakontë janë regjistruar në rajonin Vinnytsia, sipas ish-Zonjës së Parë të Ukrainës, Kateryna Yushchenko, e cila tha se është një shenjë mirënjohje për armët perëndimore që janë dërguar në Ukrainë. /Telegrafi/