Një “operacion sabotazhi” nga partizanët ukrainas ka shkatërruar një njësi inxhinierike ushtarake ruse në Mariupol, ka thënë një organizatë shtetërore e mbrojtjes civile.
Sulmi shkatërroi tre kamionë ushtarakë, shkaktoi “dëme të konsiderueshme” në një ndërtesë dhe “aktivizoi” pajisjet e nevojshme për të bërë “dhëmbët e dragoit” – një lloj barrikade mbrojtëse e përdorur nga Rusia.
“Partizanët kryen një operacion sabotazhi në Mariupol”, njoftoi Qendra Kombëtare e Rezistencës në Telegram, raporton skynews.
Qyteti juglindor ra në duart e Rusisë në muajin maj të viti 2022 pas një rrethimi shkatërrues prej muajsh, i cili la të dëmtuara shumicën e ndërtesave të tij.
Partizanët ukrainas – grupe të armatosura që luftojnë fshehurazi kundër Rusisë – kanë shënjestruar më parë bazat e Moskës, duke pretenduar se kanë shkatërruar një depo municioni.
Ndryshe, Ukraina ka nisur një kundërsulm ndaj forcave pushtuese ruse dhe ka rikthyer një pjesë të territorit të saj. /Telegrafi/