Telegrafi

Ukrainasit nuk po kënaqen vetëm me rajonin e Kurskut, tash thonë se janë edhe në Belgorod të Rusisë

Trupat ukrainase hynë në një zonë tjetër brenda territorit të Rusisë.

Janë shfaqur pamjet e ushtarëve të AFU-së në fshatin Poroz, në rajonin Belgorod të Rusisë, i cili vetë ishte skena e përleshjeve ndërkufitare gjatë luftës.

Agjencia e pavarur e lajmeve ishte në mesin e kanaleve Telegram që shpërndanë një video të pesë burrave me uniforma ushtarake që mbanin flamujt e Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Njëri prej tyre tha se ndodhen në fshatin Poroz, pak më shumë se një kilometër e gjysmë brenda Rusisë.

Me sa duket e pakënaqur me pushtimin e rajonit të Kurskut të Rusisë, një ushtri e motivuar ukrainase thuhet se po lëviz drejt Belgorodit, raporton Kyiv Post.

Ndryshe, Rusia raportohet se ka zhvendosur tanke, artileri dhe sisteme raketore shtesë në rajonin e saj jugor të Kurskut dhe ka futur masa kundër terrorizmit në zonat kufitare, ndërsa lufton me një inkursion tronditës nga ushtria ukrainase në territorin e saj. Ndërkohë, forcat ukrainase publikuan një video që supozohej se i tregonin ata duke kontrolluar qytetin rus të Sudzha. /Telegrafi/