Konvoji i mjeteve të ushtrisë ukrainase duket se nuk i frikësohen fare minave kundër këmbësorisë, pasi janë parë duke lëvizur nëpër një rrugë që pjesërisht ishte e mbuluara me minat anti-tank që janë vendosur nga rusët.
Pamjet e publikuara nga ministria ukrainase e Mbrojtjes, shfaq konvojin e mjeteve ushtarake të Kievit – që me kujdes shmangin minat e vendosura në rrugë nga ushtarët e Putinit.
Ata kishin arritur t’i lëvizin në njërën korsi pa shkaktuar ndonjë shpërthim apo viktimë, megjithatë lëvizje e mjeteve ushtarake në këtë rrugë po shihet si veprim i rrezikshëm.
Pavarësisht se ata shihen duke lëvizur me kujdes, mjafton një lëvizje e vogël që ndonjëra nga mjetet ushtarak të hidhet në erë, transmeton Telegrafi.
E kjo nuk është hera e parë që ukrainasit lëvizin nëpër terrene të minuara. Madje janë parë edhe duke i shpërthyer pa kurrfarë mjete mbrojtëse.
Videot që ishin bërë virale në rrjetet sociale, shfaqin ukrainasit që i shpërthenin ato me shkopinj e goma të veturave, të cilat i hidhnin mbi mina.
Lokacioni i saktë i videos që është filmuar nuk dihet akoma, por sipas ukrainasve gjendet në një prej rajoneve që po tentojnë ta çlirojnë nga pushtuesit. /Telegrafi/