Site icon Telegrafi

Ukrainasit në Severodonetsk duhet “të heqin dorë ose të vdesin”, thotë lideri separatist

Forcat ukrainase në Severodonetsk duhet të dorëzohen ose të përballen me vdekjen.

Kështu, siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, ka thënë të hënën një lider i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut (DPR) separatiste në Ukrainën lindore.

“Ata kanë dy opsione: ose të ndjekin shembullin e kolegëve të tyre dhe të heqin dorë, ose të vdesin”, citohet të ketë thënë Eduard Basurin, nënkryetari i Departamentit të Milicisë Popullore në DPR.

“Ata nuk kanë asnjë alternativë tjetër”, ka shtuar ai.

Forcat ruse tani kanë kontrollin e pjesës më të madhe të Severodonetsk, epiqendra e betejës së përgjakshme për rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, por linjat ukrainase në qytet ende nuk duket se janë shkëputur plotësisht.

Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, tha të hënën se Ukraina ishte ende duke arritur të evakuonte disa njerëz nga qyteti, por kjo ishte e kufizuar nga shkalla e bombardimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version