Site icon Telegrafi

Ukrainasit ndanin dekorata në vijën e parë të fontit, rusët i sulmuan me raketa

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov urdhëroi një hetim mbi incidentin që vrau rreth 20 ushtarë të premten, kur ata u mblodhën në një fshat afër vijës së frontit për ceremoninë e ndarjes së çmimeve të komandantit.

Ushtarët e Brigadës 128 u mblodhën të premten në mëngjes në një fshat në rajonin e Zaporozhzhias për të marrë dekorata me rastin e Ditës së Artilerisë. Por, rusët sulmuan vendin dhe rreth 20 ushtarë humbën jetën. Ushtria nuk bëri reklamë për këtë në fillim.

Detajet e sulmit janë publikuar në rrjetet sociale nga një prej pjesëtarëve të brigadës që ndodhej aty. Në video, ai tha se janë vrarë “shumë” ushtarë dhe civilë.

Kur lajmi doli në mediat ukrainase, pas rreth dy orësh ai u konfirmua nga qendra e komunikimit strategjik të ushtrisë dhe Viktor Mykyta, kreu i administratës së rajonit Transkarpat, nga vijnë ushtarët e Brigadës 128.

Ushtria njoftoi se rusët sulmuan Brigadën 128 të Pavarur Sulmuese Malore me bazë në Mukaçevo me një raketë Iskander-M. Pa dhënë shifra konkrete, raportohet se ushtarët kanë humbur jetën dhe banorët vendas kanë pësuar lëndime të ndryshme të rënda.

Të shtunën në mbrëmje, ministri i Mbrojtjes u shprehu ngushëllimet të mbijetuarve dhe familjarëve të ushtarëve të vrarë. /Telegrafi/

Exit mobile version