Site icon Telegrafi

Ukrainasit me metoda të reja për rrëzimin e dronëve rusë, fluturaket e tyre pa pilot i pajisin me rrjeta

Forcat ukrainase kanë filluar të pajisin dronët me rrjeta, me qëllim që të rrëzojnë dronët rusë në fushëbetejë.

Prodhuesi i dronëve Ptashka ka shpërndarë videon e këtyre dronëve, që demonstron efektivitetin e dronëve “gjuetarë” ukrainas që kanë rrjeta që hidhen mbi dronët e rusëve, transmeton Telegrafi.

Një demonstrim i tillë është kryer me dronët konvencional Mavic dhe Autel, që kanë të pajisur rrjetën Net Comet.

Rrjeta përfundon mbi helikat e dronëve rusë, që ia pamundëson fluturimin e lirë dronit dhe që me automatizëm bie në tokë.

Dronët e Ptashka peshojnë vetëm 373 gramë, janë shumë më të lehtë sesa ata që bartin granata apo lëndë tjera shpërthyese. /Telegrafi/

 

Exit mobile version