Telegrafi

Ukrainasit mbrojnë pozicionet në Andriivka – publikohen pamjet e luftimeve të ashpra

Ushtarët ukrainas luftojnë për të mbrojtur pozicionet e tyre në Andriivka.

Marrja nën kontroll e qytetit favorizon kundërsulmet e shumëfishta të ukrainasve në pjesën lindore të Kievit.

Lexo po ashtu Rusët shkelin me kamion ukrainasen, largohen sikur nuk ka ndodhur asgjë - vajza vdes në vendin e ngjarjes

Në rrjetet sociale tashmë janë publikuar video të luftimeve, raporton skynews.

Andriivka ndodhet nëntë kilometra larg Bakhmutit, qytet strategjikisht i parëndësishëm që është bërë simbolikisht i rëndësishëm gjatë muajve të fundit.

Ukraina shpreson të përdorë Andriivka si një pikënisje për të rrethuar qytetin e Bakhmutit.

Lexo po ashtu Kadyrov shfaqet në krah të familjarëve pas raportimeve se është në gjendje koma

Ndryshe, gjatë ditës së kaluar, 24 përleshje luftarake u zhvilluan në frontet në Ukrainë ndërsa ushtria ukrainase pati sukses në rajonin e Zaporozhzhia dhe Donetsk.

Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan përparim në zonat Verbovoy dhe Novoprokopivka të rajonit të Zaporizhzhia, si dhe në distriktin Klishchiivka, i cili ndodhet jo shumë larg Bakhmutit në rajonin e Donetsk. /Telegrafi/