Ushtarët ukrainas nga njësia për operacione speciale po sulmojnë më tërë kapacitetet ushtrinë ruse në rajonin Kursk, dhe po sigurojnë një bazë të rëndësishme të dhënash për trupat ruse.
SOF-it ukrainas ka publikuar një video ku shihen komandot e saj duke kontrolluar zonën, ku kishin arritur me sukses të godasin grupet e ushtarëve rusë, transmeton Telegrafi.
Ata mblodhën informacionet për numrin, armët dhe të dhënat personale të personelit që po lufton në anën e rusëve dhe që janë vrarë në fushëbetejë.
Kjo metodë po aplikohet në veçanti ndaj trupave koreano-veriore, që po përdoren nga rusët si “mish për top” në beteja të shumta në Kursk të Rusisë.
Pamjet e publikuar nga SOF-i tregon se ushtarët marrin mostrat e ushtarëve koreano-verirorë të vdekur.
Kjo sipas tyre është e nevojshme për identifikimin e koreano-veriorë, dhe të dhënat e tyre t’i futin në data bazë për të vazhduar me hetime.
Videoja është edituar për shkak të përmbajtjes së rëndë, ku shihen dhjetëra ushtarë koreano-veriorë të vrarë në fushëbetejë. /Telegrafi/