Site icon Telegrafi

‘Ukrainasit kryejnë sulm me dron’ në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

Një ndërtesë shumkatëseh është shembur në qytetin rus Belgorod.

Siç raporton në kanalet e ndryshme ruse në Telegram, shembja ka ndodhur derisa forcat ukrainase po kryenin një sulm në këtë qytet që gjendet pranë vijës kufitare, transmeton Telegrafi.

Mediat ruse raportojnë se në ato momente ishin aktivizuar sistemet e mbrojtjes kundërajrore, ku shihej edhe tym i zi mbi qytetin rus që ishte sulmuar me dron kamikazë.

Lexo po ashtu Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharkivit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Në anën tjetër akoma nuk dihet shkaku i shembjes së ndërtesës, ndërsa është interesant se kulmi i objektit ka mbetur i paprekur.

Pamjet amatore shfaqin momentin kur punonjësit e ekipeve emergjente dhe zjarrfikësit, vrapojnë me tërë forcën për t’i ikur shembjes së objektit që u shndërruar në rrënoja. /Telegrafi/

Exit mobile version