Bëhet e ditur se ushtria ukrainase ka arritur të kopjojë armën më të mirë të presidentit rus, Vladimir Putin.
Droni i ri ukrainas thuhet të jetë kopje pothuajse identike e Lancet, dronit më të fuqishëm të Rusisë.
Lancet është përdorur nga ushtria ruse për të sulmuar tanket e Ukrainës, artileritë dhe raketat, madje edhe aeroplanët dhe anijet luftarake shumë prapa vijës së frontit, shkruan Bild, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, droni i ri i që u emërua si “Ram X” u krijua nga kompania ukrainase CDET, e cila më parë projektoi dy drone me rreze të mesme, Ram 1 dhe 2.
Megjithatë, për shkak të ngjashmërisë me UAV-në ruse, ukrainasit tashmë i referohen atij me emrin Ukrolancet.
Ukrolancet është i pajisur me inteligjencë artificiale dhe ka saktësi mjaft të lartë.
Tashmë thuhet të ketë kaluar teste të sukesshme luftarake, duke rrëzuar sistemet ruse kundërajrore në një distancë prej 30 kilometra larg nga vija e frontit. /Telegrafi/