Luftëtarët ukrainas po kontrollojnë fushat e grurit për mina të mundshme në mënyrë që të kryhet korrja e tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur ministria ukrainase Mbrojtjes përmes një postimi në Twitter bashkangjitur videos ku shihen ushtarët me pajisje çminuese, transmeton Telegrafi.
A harvest of sorrow. Ukrainian warriors are demining the fields so that there can be a harvest.
Man-made famine – a weapon repeatedly used by the kremlin.
Music by KalushOrchestra pic.twitter.com/XD1WrVJNo9— Defence of Ukraine (@DefenceU) June 28, 2022
“Një korrje pikëllimi. Luftëtarët ukrainas po çminojnë fushat në mënyrë që të kryhet korrja”, thuhet në postimin e autoriteteve.
Ndryshe, Ukraina siguron rreth 10 për qind të sasisë globale të eksporteve të grurit dhe pothuajse gjysmën e vajit të lulediellit në botë. Krahas Rusisë, Ukraina e bën këtë rajon një nga “shportat e bukës” në botë.
Forcat ruse janë akuzuar vazhdimisht për vjedhjen e grurit nga fermerët ukrainas në zonat e pushtuara, si dhe kultura të tjera si farat e lulediellit, së bashku me plehrat dhe pajisjet bujqësore. /Telegrafi/