Kievi ka konfirmuar se sot ka ndodhur një shkëmbim i të burgosurve, ku 48 prej tyre ushtarë dhe dy oficerë.
E shkëmbimin e të burgosurve e ka konfirmuar edhe Moska, që njoftoi se disa prej rusëve që ishin zënë rob nga ukrainasit janë liruar sot, transmeton Telegrafi.
Fotografitë dhe videot e ndryshme që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shfaqin ushtarët ukrainas duke lëvizur në drejtim të bashkëluftëtarëve të tyre që kishin dalë në një zonë të caktuar për t’i marrë.
Ky nuk është shkëmbimi i parë i të burgosurve mes ukrainasve dhe rusëve, që po ndodhë nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Edhe më herët qindra ushtarë të dy palëve ishin liruar me ndërmjetësimin e kryqit të kuq, ku me autobusë e furgonë janë transportuar deri në zonat që konsiderohen të sigurta për t’u shkëmbyer të burgosurit. /Telegrafi/
Ukraine confirmed the exchange of prisoners
50 people returned home from Russian captivity – 48 privates and sergeants and two officers. pic.twitter.com/is3RVEYZYS
— NEXTA (@nexta_tv) November 24, 2022