Ukrainasit thonë se kanë shkatërruar një tjetër tank rus T-90 Proboj.
Është tanku më i mirë dhe më modern i foracave ushtarake ruse, raportojnë mediat ukrainase.
Pamjet e djegies së tankut është publikuar nga ushtria ukrainase gjatë ditës së sotme.
Ushtria ukrainase ka njoftuar edhe dje se ka shkatërruar një tank të njëjtë të rusëve.
Shkatërrimi i këtij tanku pasqyron gjithashtu gatishmërinë e Moskës për të përfshirë pajisjet e saja ushtarake superiore në betejë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/