Forcat ajrore të Ukrainës kanë njoftuar në mëngjes se kishin rrëzuar 24 nga 26 dronë rusë.
Guvernatori rajonal, Oleh Kiper pohoi se mbeturinat e dronëve gjatë rënies në tokë në rajonin jugor të Odesës plagosën një person dhe dëmtuan 20 shtëpi dhe katër garazhe.
Mbetjet e dronit në rajonin jugor të Mykolaiv shkaktuan një zjarr në një ndërmarrje ushqimore që u shua, tha guvernatori rajonal Vitaliy Kim, raporton skynews.
Guvernatori i rajonit perëndimor të Ivano-Frankivsk, Svitlana Onyshchuk, tha se autoritetet po merren me pasojat e sulmit, por nuk dha detaje, përveçse se tha se askush nuk ishte lënduar.
Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se Rusia kishte sulmuar infrastrukturën energjetike në gjashtë rajone gjatë ditës së kaluar dhe kishte dëmtuar infrastrukturën industriale në rajonin Ivano-Frankivsk.
Guvernatori i rajonit qendrorm, Khmelnytskyi nuk raportoi për dëme pas sulmit.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/