Site icon Telegrafi

Ukrainasit kanë filluar të tallen me rusët, po vendosin sisteme të avancuara HIMARS të punuara nga druri – me qëllim që ta detyrojë Moskën t’i shpenzojë raketat

Ushtria ukrainase ka filluar të përdor një taktikë interesante në fushëbetejë – duke përdorur flotën e rrejshme të sistemit të avancuar raketor amerikan HIMARS, me qëllim që të detyrojnë forcat ruse që të shpenzojnë kot raketa me rreze të gjatë veprimi, duke i goditur kështu HIMARS-at e punuar nga druri.

Ideja e përdorimit të HIMARS-it nga druri i ka kushtuar tashmë Moskës miliona dollarë në ditë – pasi shumë raketa me rreze të gjatë veprimi po i lansojnë nga luftanijet në Detin e Zi, transmeton Telegrafi.

“Kur bateritë e sistemeve raketore po vënë në shënjestër këta HIMARS, ukrainasit po i gëzohen këtij veprimi, pasi po arrijnë t’i mashtrojnë rusët”, thuhet në një artikull të botuar në Washington Post.

Lexo po ashtu Tentuan të fshiheshin nëpër istikame, qindra ushtarë rusë menduan se do t’i shpëtojnë artilerisë ukrainase – u gabuan rëndë

E një zyrtar i lartë ukrainas që foli për Washington Post në kushte anonimiteti, ka thënë se javëve të fundit në fushëbetejë kanë arritur që të mashtrojnë rusët që kanë lansuar dhjetëra raketa gjigante, me shpresën se do të godasin HIMARS-in që u është dhënë nga SHBA-të.

Rusët shpesh kanë tentuar të fshehin të vërtetën e hidhur se po humbin shumë ushtarë në luftën e Ukrainës, duke pretenduar se kanë shkatërruar disa sisteme amerikane HIMARS në Ukrainë, por një gjë të tillë e kanë mohuar nga Kievi por edhe Uashingtoni që gjithmonë ka informacione të sakta nga inteligjenca.

Madje ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, muajin e kaluar urdhëroi gjeneralët që t’i japin përparësi shkatërrimit të këtij sistemi të avancuar raketor, por deri më tani as që kanë arritur të publikojnë ndonjë dëshmi për këtë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version