Ofensiva ruse në zonën e Bakhmutit është ngadalësuar, thanë analistët e qendrës kërkimore të sigurisë dhe mbrojtjes së Institutit për Studime të Luftës (ISW).
Në raportin e fundit mbi luftën në Ukrainë, Instituti për Studime të Luftës shkruan se ushtarakët rusë “pranuan se luftëtarët ukrainas kanë arritur të ngadalësojnë përparimin e forcave ruse rreth Bakhmutit dhe vendbanimeve përreth”.
Një bloger ushtarak rus pretendon se forcat ukrainase kanë zmbrapsur mercenrarët e grupit famëkeq rus, ”Wagner” në pozicionet që ata mbajtën disa ditë më parë, sipas raportit.
NEW: Russian forces’ rate of advance in the #Bakhmut area has likely slowed in recent days, although it is too early to assess whether the Russian offensive to capture Bakhmut has culminated.
Read ISW's latest #Ukraine assessment w/ @criticalthreats: https://t.co/IbpAPR9Xfg pic.twitter.com/pTeQMGdw4i
— Institute for the Study of War (@TheStudyofWar) December 25, 2022
Burimet ukrainase njoftuan më herët në mediat sociale se forcat e tyre kishin triumfuar plotësisht forcat ruse nga periferia lindore e Bakhmutit.
ISW vlerëson se forcat ruse bënë pak më pak përparim në muajin nëntor dhe dhjetor sesa në tetor.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/